Google ADS

Putin: Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

12:22 | 21 Shkurt 2023
L G

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë Putin në fjalimin para kombit.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

Putin ka thënë po ashtu se Rusia duhet të jetë e gatshme që të testojë armët bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e kryejnë të parat një testim të tillë.

E ashtuquajtura START-i i Ri, është marrëveshja e vetme për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila është zgjatur për pesë vjet më 2021.

E nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare. /rel/

Të ngjashme