Google ADS

Deklarata lidhur me mostrat e Astrit Dreharit, Haki Abazi intervistohet sot nga Prokuroria

07:44 | 21 Shkurt 2023
K.B

Sot në orën 10:00 do të intervistohet deputeti i VV-së, Haki Abazi, për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Ai do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Të enjten, në një konferencë për media, Abazi tha se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, ministren Haxhiu, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogja- Bajramin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme