Google ADS

Ministri Krasniqi raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

07:28 | 21 Shkurt 2023
K.B

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Krasniqi do të intervistohet nga deputetët anëtarë të Komisionit lidhur me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 13:00, në ndërtesën e Kuvendit, N303. /arbresh.info/

Të ngjashme