Google ADS

Kuvendi këtë javë mban dy seanca

12:16 | 20 Shkurt 2023
Pleurat Salihu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që këtë javë të mbahen dy seanca parlamentare.

Seanca e parë do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 12:00, në të cilën do të trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, mes të cilave janë katër marrëveshje ndërkombëtare të cilat do shqyrtohen në lexim të dytë si dhe projektligji për antidoping.

Seanca tjetër plenare do të mbahet të enjten me fillim nga ora 10:00.

Këto i bëri të ditur me të mbaruar mbledhja e Kryesisë, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Raporton, Emir Abduramani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme