Google ADS

Nëntë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19:46 | 19 Shkurt 2023
E.H

Nëntë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 216 testime që janë kryer në total.

7 raste pozitive ishin në Tiranë, 1 qytetar në Lushnje dhe 1 në Vlorë.

Janë 141 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme