Luizi paralajmëron banorët: Nëse largohet Kiara nuk e bën më askush gjumin rehat në këtë shtëpi

15:09 | 19 Shkurt 2023
A Z

Një e drejt për të nominuar tre banorë iu dha aktores Olta Gixhari, pasi grupi i saj fitoi një nga sfidat që u caktua nga “Vëllai i Madh”.

Olta pa hezituar ka nominuar çiftin Luiz dhe Kiara bashkë me banori e ri, Bledi Manen dhe njëri nga ta pritet të largohet këtë të martë.

I frikësuar për largimin Kiarës, Luizi ka bërë edhe disa paralajmërime se si do të ndryshonte loja e tij pa të brenda shtëpisë.

Teksa po qëndronte në oborr me konkurrentin tjetër Beatin, Luizi tha se pas këtij nominimi ai nuk do t’i linte më të qetë banorët.

“Një gjë them, me ikë Kiara nuk e bën më asnjëri prej tyre rehat më në këtë shtëpi, mos me ikë Kiara prapë nuk e bëjnë rehat, kështu që në dy anët janë të mbaruar, si iku ajo si nuk iku”, është shprehur Luizi.

Theksojmë që një nominim i ngjashëm ndodhi edhe në rastin e eliminimit të Efit, kur kjo e fundit ishte e nominuar bashkë me Luizin dhe Kiarën. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme