Osmani diskuton zhvillimet e fundit në rajon me gjeneralin e NATO-s

14:57 | 19 Shkurt 2023
A Z

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në takim me Gjeneralin Cavoli, presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Kosovë përgjatë 23 viteve të fundit, në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Tutje, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, me ç’rast presidentja Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.

Gjenerali Cavoli shprehu mirënjohje për mënyrën se si Republika e Kosovës menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme