Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,ka një mendim më ndryshe se partia e tij sa i përket pranimit ose jo të planit franko-gjerman.
Ai është pro një plani të tillë, duke shtuar se është interes i dy vendeve.
“Unë mendoj që duhet ta pranojë, në qoftë se ka diçka që nuk shkon duhet ta negociojë, kështu që është interes i dy vendeve që të miratohet”, pohon Haliti për “Arbresh.info”.
Debatet rreth nënshkrimit të marrëveshjes, ai i sheh si zhurma që po bëhen për interesa elektorale të partive politike se cili është më patriot.
Sipas tij, stabilizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm interes i këtyre dy vendeve, por edhe i gjithë Ballkanit Perëndimor.
“Mendoj që marrëveshja është e nënshkruar nga shteti i Kosovës dhe gjithë këto zhurma që bëhen për interes elektoral se kush është më patriot, kush do t’i dalë ballë bashkësisë ndërkombëtare në këtë rast, sepse ne me Serbinë nuk po negociojmë ç ‘është e vërteta. Pra, është krejtësisht e tepërt. Është interes i Kosovës që ta stabilizojë vendin, është interes i Ballkanit Perëndimor që të stabilizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbi të gjitha, është interes i vendeve perëndimore të cilat po punojnë dhe janë të angazhuara që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, thotë Haliti.
Sa i përket gjashtë pikave që Kurti tha i ka pranuar për të bërë Asociacionin, deputeti i PDK-së, thotë se ato pika nuk po negociohen.
“Unë nuk e di kujt ia ka qitë Kurti ato 6 pika, në Parlament ka tregu, por ato 6 pika nuk janë duke u negociu, por është duke u negociu për raportet Kosovë-Serbi, Kosovë-komuniteti serb si dhe janë duke u negociu marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, shprehet Haliti për arbresh.info.
Sipas tij, Kushtetuesja dhe Qeveria do duhej të jenë të angazhuar në këtë proces, e jo në emër të Kushtetutës ta bllokojnë procesin.
“Unë mendoj që Kushtetuesja dhe Qeveria do duhej të jenë të angazhuar në këtë proces, e jo në emër të Kushtetutës ta bllokojnë procesin. Gjithçka duhet të funksionojë mirë në proces dhe të mos ketë nevojë pastaj të ri-negociojmë ose të krijojmë situata, të cilat mund të shndërrohen në pengesë të mëtutjeshme të zhvillimeve, për shembull Kryeministri mund ta luajë lojën e fundit, për ta çu vendin në zgjedhje, por, ky nuk është një veprim i mirë për Kosovën”, shprehet Haliti./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...