Kurti takohet me sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it

10:07 | 19 Shkurt 2023
A Z

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.

Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme