Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Ndeshja nisi me raste nga Interi, ku fillimisht kërkuan penallti në minutën e tetë, kur Nico Barella u rrëzua në zonë.
Në minutën e 16-të, Denzel Dumfries u rrëzua në zonë, por vetëm pas rishikimit në VAR, u akordua penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku që shënoi për 1-0.
Por në fundin e pjesës së parë, Roberto Pereyra asistoi te Sandi Lovric i cili shënoi për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me barazim, ndërsa e dyta nisi më dobët dhe pa raste nga të dyja anët.
Rasti i parë i Interit, erdhi në minutën e 72-të, kur Edin Dzeko nuk shënoi nga një pozitë e mirë.
Vetëm pas një minute Interi, shënoi për të marr avantazhin, ku Federico Dimarco gjeti Henrikh Mkhitaryanin, i cili shënoi për 2-1.
Në minutën e 88-të, Lautaro Martinez ishte i vetëm përballë portës, por gjuajti e tij me parabolë shkoi jashtë.
Por vetëm pas një minute, Martinez shënoi për 3-1 për t’ia siguruar fitoren zikaltërve.
Interi me këtë fitore ka 47 pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Udinese ka 30 pikë në vendin e nëntë./telegraf
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin