Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle.
Në këtë takim, kryeministri ka përmendur arritjet e shtetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Kurti ka falendëruar De Bolle për mbështetjen e saj, dhe së bashku kanë biseduar mbi mundësitë e vijueshmërisë së këtyre performancave.
Qeveria jonë ka bërë përparime të mëdha kundër krimit dhe korrupsionit, kontrabandës, kultivimit dhe trafikimit të drogës, sepse nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, pa sundimin e ligjit. Falenderova Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, De Bolle, për mbështetjen e saj dhe diskutuam se si të ndërtohet edhe më tej ky sukses” ka shkruar Kurti në Twitter. /arbresh.info/
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...