Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në Konferencën për Siguri, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Në takime të ndara, Osmani e Kurti kanë takuar senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter. /arbresh.info/
lexo edhe:
Në Mynih, Kryeministri Kurti takoi senatorët Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...