Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në Ferizaj, i cili u pa në mbrëmjen e djeshme duke bërë “drift” me veturë tek nënkalimi i këtij qyteti e që kjo është në kundërshtim me ligjin.
Të njëjtit policia i ka shqiptuar gjobën prej 150 dhe një pikë negative, pasi ai u ftua në stacion dhe pranoi kundërvajtjen që ksihte bërë.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka indentifikuar shoferin, i cili me datën 17.02.2022, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhej në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...