Bad News Eagles sot përballen me ekipin spanjoll Movistar Riders në turneun e CS:GO në Malta

12:27 | 18 Shkurt 2023
A. B.

Sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe Movistar Riders në kuadër të turneut 100.000 dollarësh, CCT Central Europe Malta Finals.

Pasi të dyja ekipet kanë siguruar nga dy fitore në grupet e tyre, tani do të përballen në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’.

Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:30 në formatin ‘Bo3’.

Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar të cilët renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi spanjoll renditet në vendin e 34 –të.

Kjo nuk do të jetë ndeshja e vetme për Bad News Eagles për ditën e sotme, pasi në rast të humbjes do ta ketë një mundësi tjetër ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Eternal Fire – ENCE.

Gjithashtu në rast të fitores Bad News Eagles do të kaloj në ‘Upper Final’ dhe do të ketë tjetër ndeshje sot me fituesin e ndeshjes e cila u përmend më lart./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme