Google ADS

Krasniqi viziton babain e Hashim Thaçit në Burojë, kujton momentin e shpalljes së Pavarësisë

19:18 | 17 Shkurt 2023
K.B

Në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka vizituar babain e ish presidentit Hashim Thaçi.

Ai me këtë rast ka thënë se së bashku me Haxhi Thaçin, babain e ish presidentit, kanë kujtuar momentin e shpalljes së Pavarësisë.

“Burojë, 17 shkurt 2023, 15:39

Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh. Krenari”, ka shkruar Krasniqi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme