Google ADS

Rama në Mynih: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

17:15 | 17 Shkurt 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Mynih të Gjermanisë.

Rama, sot bëri të ditur se në kuadër të konferencës, ka zhvilluar takim me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin, Chris Van Hollen, me të cilën ka folur për disa tema, përfshirë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.”, shkroi Rama në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme