Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

15:02 | 17 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që mbahet në Gjermani.

Në këtë konferencë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, merr pjesë bashkë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Rama ka njoftuar se do të diskutojë për disa çështje.

“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, ka shkruar Rama./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme