Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë vendosur kurora me lule pranë varreve të familjes Jashari.
Kreu i ekzekutivit, deklaroi se teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të shpalljes së Pavarësisë, kujtojmë me mall dhembje dhe krenari ata të cilët u vetmohuan dhe sakrifikuan dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit, raporton arbresh.info
“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të shpalljes së Pavarësisë, kujtojmë me mall dhembje dhe krenari ata të cilët u vetmohuan dhe sakrifikuan dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është kryeqyteti i Republikës por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare andaj edhe ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë. Urime 15-vjetori i Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh Kurti. /arbresh.info/
Tuna shfaqet tejet e bukur në imazhet e fundit
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...