FSK shpresë për humanizëm edhe për shtetet tjera

10:06 | 17 Shkurt 2023
A. B.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si çdoherë, në secilën situatë emergjente është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, të realizoj detyrën ligjore.

FSK-ja deri më tani u bë shpresë e madhe për Shqipërinë e Turqinë  duke ndihmuar në situata emergjente.

Ushtarët e FSK-së që nga viti 2010 e deri më tani kanë marrë pjesë në gjashtë misione të ndryshme.

Kështu thonë për “Arbresh.info”, nga Ministria e Mbrojtjes.

E, aktualisht sytë e shpresa për popullin turk janë edhe ushtarët e FSK-së, shkak tërmeti që goditi Turqinë me magnitudë 7.8 rihter, se sa të gjallë u nxorën deri tani nga ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi ku në mesin e tyre ishte edhe një fëmijë dy vjeç.

Intervenimi i parë i FSK-së ka qenë në vitin 2010, kur ekipet e Kërkim Shpëtimit ne ujëra, intervenuan pas Përmbytjeve ne Shkodër.

Me pas në vitin  2015 ekipet e kërkim shpëtimit në ujera, intervenuan në shkarkim të ujit me pompa ne Durrës.

Tri vjet më pas u bë vendosja e urës në Korçë nga Regjimenti i Xhenios.

Sfidën më të madhe pjesëtarët e FSK-së e patën në vitin 2019. Ekipet e kërkim shpëtimit intervenuan pas Tërmetit në Tiranë. Ata gërmuan nën objektet e rrënuara për të nxjerrë trupat që kishin mbetur të ngujuar.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ishte 6.4 rihter ku mori jetën e 51 personave dhe u plagosën qindra të tjerë.

Viti 2021 i gjeti ekipet duke intervenuar ne Kalimash.

“2010   Ekipet e kërkim shpëtimit ne ujera intervenim pas përmbytjeje ne Shkodër. Viti  2015  ekipet e kërkim shpëtimit ne ujera intervenim shkarkim i ujit me pompa ne Durrës. Viti  2018  vendosja e urës ne Korçe nga Regjimenti i Xhenios. Viti 2019  ekipet e kërkim shpëtimit  intervenim pas tërmetit në Tiranë. Viti  2021  ekipet e zjarrfikëseve intervenim në Kalimash. Viti  2023  ekipet e kërkim shpëtimit intervenim pas tërmeti në Turqi”, thuhet në përgjigjën e ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ministria e Mbrojtjes tutje thonë se FSK është partner i fuqishëm dhe i besueshëm për të vepruar në çfarëdo situate.

“Secili misioni i shpëtimit ka qëllimin e njëjtë kërkimin dhe shpëtimin e jetëve. FSK është partner i fuqishëm dhe i besueshëm për të vepruar ne çfarëdo situate, partnerët tanë e kanë fituar besimin, për shkak te angazhimeve dhe përkushtimit, operacioneve të përbashkëta dhe transparencës”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç kësaj, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë edhe në misione tjera jashtë vendit.

Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland./Vjollca Gajraku/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme