Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj sot shkuan për homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Bashkë me ta ishin edhe shumë pjesëtarë të kabinetit qeveritar, krerë opozitarë, si dhe qytetarë të shumtë që shkuan për të nderuar sakrificën e Jasharëve në Ditën e Pavarësisë.
Presidentja në këtë ditë të shenjtë tha se, kujtojmë sakrificën e të gjithëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“ Në këtë 15-vjetor të pavarësisë së republikës sonë kujtojmë sakrificën e të gjithëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jemi këtu për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, trimërinë dhe guximin e tyre nëpërmjet të cilëve u vënë themelet e forta të shtetit tonë. Sot është një ditë shprese për shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me qytetarët më të rinj për nga mosha, është shteti më i ri në Evropë me një rrugë të qartë përpara, e ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe familja euroatlantike është aty Kosova ku e ka vendin dhe do ta gjejë atë përgjithmonë”, u shpreh Osmani. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...