Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premten me një video-adresim të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe me prezentimet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ky organizim vjetor i nivelit të lartë organizohet në Bavari, jug të Gjermanisë, dhe në të diskutohet për shqetësimet kyçe në fushën e mbrojtjes.
Këtë herë Mynihu do të jetë nikoqir i përfaqësuesve të 96 shteteve të ndryshme.
Fokusi kryesor i konferencës këtë vit është lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Për herë të parë në 20 vjet, udhëheqësia ruse nuk është ftuar në këtë konferencë.
Christoph Heusgen, ish-këshilltari i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, do të drejtojë konferencën për herë të parë.
Ai ka thënë se ka vendosur të mos ftojë delegacionin rus, sepse nuk dëshiron t’i japë platformë presidentit rus, Vladimir Putin për propagandën e tij.
Për dallim nga e kaluara, edhe liderët e Iranit dhe përfaqësuesit e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, nuk janë ftuar në organizim.
Në mesin e folësve të nivelit të lartë përfshihet nënpresidentja amerikane, Kamala Harris dhe zyrtari i lartë kinez për politikë të jashtme, Wang Yi.
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur së fundi, pasi autoritetet amerikane kanë rrëzuar një balonë kineze që ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të SHBA-së./rel
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj