Google ADS

Turqia uron Kosovën për ditën e Pavarësisë, falenderon në gjuhën shqipe për solidaritetin dhe mbështetjen

07:51 | 17 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Turqia ka uruar Kosovën, për 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, ministria e Jashtme turke tha se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Kontegjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme