Arsenali ka pësuar humbje në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani, pasi është mposhtur nga Manchester City me rezultat 1-3.
Topçinjtë bën një pjesë të parë të mirë, por pastaj nga tre gabime pësuan tre gola dhe humbën pikët e plota.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se kishin besim se do ta mposhtin Cityn, por i dhuruan tre gola.
“Ishte një betejë e madhe, derisa ne pësuam golin e dytë. Mendonim se mund t’i mundnim ata, por dhuruam tre gola dhe ndeshja pastaj përfundoi”.
“Gabime të tilla në këto nivele ti nuk mund të bësh. Skuadra luajti në një nivel shumë të lartë. Citi po luante me topa të gjatë dhe ne vuajtëm për të dalë nga ato zona dhe nuk i lexuam shumë mirë situatat dhe ata na ndëshkuan”, u shpreh Arteta.
Përkundër disfatës nga City, Arteta vazhdon të besoj te titulli i kampionit me Arsenalin.
“Unë kam më shumë besim sesa kisha përpara ndeshjes për shkak të lojës dhe nivelit që tregoi skuadra kundër Manchester Cityt. Ata donin të luanin një tjetër ndeshje nga ajo që luajtëm ne. Lojtarët kanë ende besim, e ndiej. Ata mendojë se mund t’ia dalin”, u shpreh Arteta.
Aktualisht City dhe Arsenal ndajnë pozitën e parë në tabelë me nga 51 pikë, por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...