Maqedonia e Veriut nuk është pothuajse aspak e përgatitur për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike, dhe jo rastësisht, edhe gati çdo të dytën ditë po ndodh ndonjë sulm në ndonjërën nga ministritë. Në UEJL po trajnohen përfaqësues të disa ministrive. Prorektori për planifikim akademik dhe digjitalizim Adrian Besimi thotë së nevojitet edhe buxhet për teknologji, si dhe formim të agjencisë për mbrojtje kibernetike.
“Sektorët e IT në Qeveri janë në një nivel të përgatitjes pak më të ulët, nuk është investuar në aspektin e trajnimit profesional. Dhe gjitha këta në sytë e një sulmuesi janë caqe të lehta për sulm”, tha Adrian Besimi, prorektor për planifikim akademik dhe digjitalizim UEJL.
Trajnimin po e mbështetë edhe ambasada amerikane.
“Këto trajnime janë shumë të mira të organizuara nga qeveria amerikane, sepse bëjnë bashkë ekspertët në fusha të sigurisë kibernetike. Këto pra janë vendet ku neve gjejmë zgjidhjet dhe dalim me ide të reja”, u shpreh Marlene Nice, Zyra për marrëdhënie me publikun në ambasadën e SHBA-së.
“Jemi posaçërisht të sfiduar dhe në kohë mendoj që si zakonisht partnerët tanë ndërkombëtarë na vetëdijësojnë për ngritjen e kësaj çështjeje që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne kujtohemi për to vetëm kur bëhemi viktimë dhe na ndodhin sulmet apo pasojat”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL.
Institucionet shtetërore, sidomos Ministritë por edhe drejtoritë, pothuajse çdo ditë janë pre e sulmeve kibernetike, siç ishte ai i fundit me Fondin e Shëndetësisë. Për shkak të sulmeve të shpeshta Ministria e Shoqërisë informatike vendosi për formimin e Agjencisë për mbrojtje kibernetike./Alsat/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...