Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot nderoi veprën e profesionisteve shëndetësor para obeliskut në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.
Vitija tha se pandemia Covid-19 ishte veç një prej sakrificave të stafit shëndetësor për të shpëtuar jetë që rrezikoheshin nga një armik i padukshëm.
“Me të njëjtin zell dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata vepruan ndër dekada, pavarësisht represionit të dikurshëm që përfshinë periudha tragjike për vendin tonë. Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen”, tha Vitija.
Sipas ministrit Vitija profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë.
Në këtë ngjarje, ministri Vitia deklaroi se mbetet obligim i tyre moral dhe profesional që me punë të dëshmohet respekti ndaj tyre.
Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...