Google ADS

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, ndërron jetë 65-vjeçarja

13:24 | 16 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesidten e sotme në Durrës, me pasojë vdekjen e një 65-vjecareje.

Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases më inicialet H. G., 65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme