Rektori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, foli për rolin dhe punën e shqiptarëve për të bindur senatorët dhe kongresmenët për çështjen e shqiptarëve dhe shpalljen e shteteve shqiptare. Në këtë konferencë foli edhe filantropisti shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema, kontribuesi i madh që ka arritur të mobilizojë shqiptarët dhe biznesmenët e njohur.
Gjatë fjalimit Xhema tregoi se si arriti ta bind ish-presidentin Xhorxh Bush, që të merret me Kosovën, ku punën që e kishte bërë për të në fushatën zgjedhore, duhej ta kthente në përkushtim dhe punë për shqiptarët e Kosovën.
Xhema ka rrëfyer se si e ka organizuar fushatën për president të Amerikës me shqiptarët në ShBA.
“Unë e kam trashëguar nga nëna e cila na tregonte se si kemi qenë të persekutuar si shqiptarë, sepse unë jam nga Lugina. Dhe kur e pash mundësinë pyeta, a jam gati me kontribu për shqiptarët.
Pastaj, unë fillova dhe i mora me vete disa shqiptarë dhe në vendin prej ku jetoj shkuan duke bërë fushatë në Neë Hamshir.
Shkonim për të kërkuar votë për ish-presidentin Bush, dhe më pas u takova me kandidatin për senator republikan Bob Dole, me të cilin biseduam për detyrat tona.
Më pas kur fituam më erdh miku Dole, dhe më tha çka duhet të bëjë unë për ty. Unë ia ktheva, merruni me Kosovë dhe çlirone nga Serbia pushtuese. Pastaj filluan angazhimet e republikanëve, por Bush më pas nuk fitoj më. Kur doli për kandidat ish-presidenti Bill Klinton, më thanë mua bashkëpuno me të dyja kampet.
Unë thash, pse a mundem? Ma konfirmuan dhe pastaj vazhdova punën edhe në kampin tjetër. Më thanë që duhet ta takoja shokun që e kishte pjesë të fushatës, e që më vone u bë pjesë e kabinetit të Klintonit, z Christopher Hyland, që tash jemi bashkë me të në këtë vizitë. E takova dhe që nga atëherë jemi miq. Po ashtu kontribuova edhe në fushatën e ish-Presidentit Xhorxh Bush i ri, për të cilin bëmë fushatë.
Që mos të zgjatem. Pas fushatës Bush me erdhi dhe më takoi, ku mu drejtua me të njëjtat fjalë, çka duhet të bëjë unë për ty? I thash, dua që Kosova të pavarësohet. Pastaj, kur ndodhi ajo që ndodhi, më erdhi për të më takuar, ku mu drejtua me fjalë në gjuhën shqipe. Urime Republika e Kosovës”, tha Xhim Xhema në fjalimin e tij.
Pas fjalimit të Xhemës, fjalën e merr Alfonso Grishaj, nënkryetar i Federatës Panshqiptare “VATRA”, i cili kërkoi 1 minut heshtje për gjithë ushtarët e UÇK-së, që ranë në frontin e nderit dhe martirët shqiptarë të Kosovës, që u vranë në luftën e vitit 1999.
Pas kësaj ai foli edhe për angazhimin dhe kontributin e vatranëve.
Fjalim mbajti edhe Nazar Mehmeti, president i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. /arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...