Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Haki Abazit lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka shkruar se monstrat e Deharit nuk janë vetëm dëshmi, por janë edhe zë për të vërtetën.
“Mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi. Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij, ka shkruar ajo.
Tutje ajo shprehet se Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë nuk i falet asnjë sekondë për çdo ditë që kalon pa e ditur të vërtetë.
“Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekondë më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”, shprehet ajo.
Mungesën e transparencës dhe gjuhën përçarëse, Kica-Xhelili e sheh si mungesë absolute të dhënies së llogarisë.
“
Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkenctarë politik të Universitetit të Harvardit. Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, thotë ajo./
Sot Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Abazi kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.
“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ka thënë Abazi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Prokuroria Speciale fton për intervistim Haki Abazin pas deklaratave të tij për rastin Dehari
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...