Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke i thënë se nuk e kanë idenë se si të qeveriset.
Sipas saj, të vetmen gjë që kjo Qeveri aktuale e ka arritur, është mospajisja e qytetarëve me pasaporta.
“Sapo e dëshmove që jeni kot, nuk e keni idenë se si qeveriset. Të vetmen gjë që keni bërë në parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova është që i keni penalizuar duke mos i pajisur me pasaporta. Ua keni ndalë atyre të drejtën e tyre bazike që të pajisen me pasaporta vetëm për ta ndalë fluksin e ikjes nga Kosova të njerëzve të trishtuar nga qeverisja juaj”, ka thënë Musliu.
Deputetja e partisë opozitare, tutje theksoi se krejt ajo çka Qeveria di të ruajë, është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Ju nuk dini të ruani asgjë. Krejt çka dini të ruani është Martin Berishaj, prandaj jeni çu në këmbë i madh dhe i vogël që ta ruani atë sepse ai është thesar për ju. Ju nuk dini se me çka përballohen qytetarët, çka përjetojnë ata sepse ju e keni dëshmuar që e keni shkëputur komunikimin edhe me deputetët e juaj e lëre më me qytetarët. Keni ikur nga realiteti dhe kjo më nuk fshehët, dielli nuk mbulohet me shoshë, ka kaluar epoka juaj, qytetari nuk i beson më pallavrave tuaja. Ai familjen e tij e ka ikë nga vendi. Një kryeministër që nuk e sheh vendin e vet të denjë që t’i rrit fëmijët e tij nuk mund ta ndalë fluksin e ikjes”, shtoi ajo./arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe