Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

09:05 | 16 Shkurt 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë,, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për IML për obduksion.

“Pejë 15.02.2023-12:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme