Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, pasi babai i tij, Jorge, zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e PSG-së dhe u largua pa marrëveshje, shkruan L’Equipe.
Negociatat do të vazhdojnë, shkruajnë francezët, por për momentin ka më shumë gjasa që argjentinasi të mos qëndrojë sesa të qëndrojë.
Tek PSG kishte optimizëm për qëndrimin e Messit, por optimizmi është ulur papritmas në ditët e fundit.
Shanset për të qëndruar Messi po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit në PSG mendojnë se në këtë mënyrë argjentinasi thjesht po blen kohë për negociata me Interin Miamin apo një klub tjetër MLS, shkruan L’Equipe.
Pas takimit me PSG-në, Jorge Messi shkoi në Barcelonë, gjë që shumë media e interpretuan si përgatitje të terrenit për rikthimin e Messit në Camp Nou.
Mundo Deportivo shkruan se Jorge Messi është shpesh në Barcelonë, sepse djali i tij i dytë Rodrigo jeton atje, kështu që herë pas here kontrollon shtëpinë e familjes së Messit në atë qytet.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...