Google ADS

Edi Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë

23:43 | 15 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Shqipëria i ka dhuruar 1 milion euro ndihmë pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një lidhje telefonike në mbrëmjen gala “Turkey One Heart”.

Në këtë mbrëmje humanitare, që po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio, deri më tani janë mbledhur mbi 5 miliardë euro.

Më 6 shkurt Turqia dhe Siria u tronditën nga një tërmet i shkallws 7.8 shkallë, nga i cili vdiqën mbi 40 mijë njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme