Sindikata e Policisë ka deklaruar se kanë marrë njoftimin nga Avokati i Popullit ku thuhet se është pranuar ankesa për iniciim të vlerësimit të kushtetueshmërisë së Ligjit të Pagave.
Sindikata ka treguar për “shqetësimet” që kanë lidhur me Ligjin për Pagat.
“Sindikata e Policisë së Kosovës me datë 03.02.2023 ka dërguar Kërkesës për inicim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 196 për pagat në Sektorin Publik tek Avokati I Popullit lidhur me shqetësimet për Ligjin e Pagave, përkatësisht: Neni 26 Shtesat për kushte specifike të punës (shtesat e rrezikshmërisë), Nenin 35 dhe 36 Kompensimet, kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, Neni 44 Shtojcat e Ligjit, Shtojca Nr.5.1 – Policia e Kosovës dhe Shtojca nr, 10.6 e Projektligjit – nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës. Ju njoftojmë së 13 Shkurt 2023, Nga avokati i Popullit kemi marrë njoftimin ku ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës