Google ADS

Bora Zemani mori dhuratën më të veçantë në Ditën e të Dashuruarve

15:15 | 15 Shkurt 2023
K.B

Moderatorja e njohur Bora Zemani dje për Ditën e të Dashuruarve ka marrur një dhuratë të veçantë nga partneri i saj, Donald Veshaj.

Në storyt e hedhura nga vetë aktori, shihet se ai i ka dhuruar Borës një palë çorape.

Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.

Me postimin e radhës, ai filmon Borën, e cila duket e mërzitur teksa qëndron në telefon ndërsa Donaldi thotë me shaka se është shumë e lumtur.

Përveç kësaj ai përgatiti edhe një darkë të mirë për moderatoren, bukë, djathë dhe sallam.


Kujtojmë se të dy ata po e shijojnë romancën e tyre, dhe ndajnë herë pas here momente nga jeta e tyre së bashku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme