Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se nesër do të vizitojë Türkiye-n, do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe do të përcjellë mesazhin e solidaritetit për shkak të tërmeteve, raporton Anadolu.
Në konferencën për media që mbajti në përfundim të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, Stoltenberg pas pyetjes së gazetarit të AA-së dha informacione lidhur me mbështetjen që NATO ka dhënë për Türkiye-n dhe lidhur me vizitën që do të zhvillojë në Türkiye.
“Aleatët e NATO-s, partnerët dhe NATO kanë rritur mbështetjet e tyre”, tha Stoltenberg duke vënë në dukje se të gjithë aleatët kanë shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre më të thella për shkak të tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş.
Krahas ndihmave të aleatëve, NATO do të dërgojë objekte të strehimit, tha Stoltenberg i cili shtoi se këto do të dërgohen në Türkiye brenda disa ditëve.
“Nesër do të qëndroj në Türkiye për t’u takuar me presidentin Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu si dhe që të shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet e mia”, theksoi Stoltenberg, i cili potencoi se gjatë bisedimeve do të vlerësohet edhe koordinimi i ndihmave të NATO-s dhe aleatëve.
Stoltenberg rikujtoi se Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s e hapën dje me një minutë heshtje. “Falënderoj aleatët tanë për mbështetjen e tyre ndaj Türkiye-s. Edhe sot Takimin e Ministrave të Mbrojtjes e përfundova duke u bërë thirrje të gjithë aleatëve për të rritur më shumë mbështetjen dhe ndihmat strategjike”, tha ai.
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...