12 pjesëtarë të grupit të ekip kërkim-shpëtimit shqiptar, kanë përfunduar misionin e tyre në Malatya, Turqi, dhe janë nisur këtë të mërkurë (15 shkurt) për në atdhe.
Lajmin e ka bërë me dije Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, teksa ka publikuar dhe foton e anëtarëve të grupit të cilët ndihmuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të cilët u goditën nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit, i cili shkaktoi mbi 41 mijë të vdekur.
“Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit.
Falenderime nga zemra për kontributin: Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha”, shkuan Konsullata e Përgjithshme në Stamboll.
Skuadra e parë shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore me mbi 50 specialistë, mbërriti në Turqi një ditë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Më pas, më 8 shkurt, mbërriti në Malatya edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare, si pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit./rtsh
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...