Ish-futbollisti Kaka bëhet baba për herë të katërt

10:27 | 15 Shkurt 2023
A. B.

Modelja e famshme braziliane, Carol Dias, është bërë nënë sërish.

Ajo dhe partneri i saj, ish-futbollisti Leite Kaka, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku.

Të njëjtit u bënë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin, Sarah.

Sarah ka lindur të hënën (13 shkurt) dhe tashmë është motra e Esterit, e cila mbushi dy vjeç tetorin e kaluar.

“13.02.23 lindi Sara. Faleminderit Zot për këtë bekim”, ka shkruar ajo.Të shumta qenë urimet që modelja pranoi në postimin njoftues për lindjen e foshnjës.

Ricardo Izecson Dos Santos Leite Kaka ka dhe vajzën tjetër Esther me Carol, ndërkohë që ka dy fëmijë të tjerë nga marrëdhënia e mëparshme.

Luca Celico dhe Isabella Celico janë fëmijët e Kakas me Caroline Celico, me të cilën ishte i martuar nga 2005 deri më 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme