Qeveria japoneze zbulon për herë të parë se tre objekte të paidentifikuara u panë mbi hapësirën e saj ajrore midis 2019 dhe 2021, “të dyshuara se ishin balona spiune kineze”, duke pasuar kështu deklaratat e SHBA-së.
Ministria japoneze e Mbrojtjes i kërkoi Pekinit konfirmimin e fakteve për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme dhe përsëriti se Japonia nuk do të pranojë kurrë asnjë shkelje të territorit të saj.
Tre objektet fluturuese u zbuluan në prefekturën Kagoshima të Japonisë jugperëndimore në nëntor 2019 dhe në prefekturat verilindore Miyagi dhe Aomori përkatësisht në qershor 2020 dhe shtator 2021, megjithëse ministria nuk shpjegoi nëse ishte e sigurt që i përkiste Kinës.
“Ne do të shtojmë përpjekjet për të përmirësuar mbikëqyrjen ndaj këtyre llojeve të sistemeve dhe çdo objekti që lidhet me aktivitetet e spiunazhit”, thuhet në deklaratë.
Zbulimet e fundit pasojnë rrëzimin e balonës së parë nga Kina, e cila shpërtheu më 4 shkurt në brigjet e Karolinës së Jugut, në Shtetet e Bashkuara, dhe tre objekteve të tjera fluturuese të parë dhe rrëzuar si masë paraprake nga avionët luftarakë ushtarakë amerikanë.
Në një konferencë për shtyp, ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha dje se forcat e vetëmbrojtjes do të autorizohen të përdorin armë, duke përfshirë raketa ajër-ajër, për t’u marrë me inkursionet në hapësirën ajrore. /Abc news
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...