Presidenti turk, Erdogan është shprehur se së shpejti do të nisë ndërtimi i 30 mijë shtëpive të para për të prekurit nga tërmeti katastrofik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk tha se synojnë që të përfundojnë ndërtimin e banesave për të prekurit brenda këtij viti.
“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Do të fillojmë menjëherë punimet në çdo vend ku ka përfunduar vlerësimi i dëmeve. Mund të fillojmë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të marsit. Synimi ynë është të përfundojë brenda një viti ndërtimi i banesave cilësore dhe të sigurta në të gjithë zonën e tërmetit.” tha ai.
Kujtojmë që deri më tani më shumë se 35,400 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Në Siri janë raportuar 5,800 vdekje./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...