Paris Saint Germain humbi ndaj Bayernit në Paris.
Golin e vetëm e shënoi Kingsley Coman në minutën e 53-të.
Sulmuesi i PSG-së, Mbappe hyri në fushë menjëherë pas golit të Coman.
Për më shumë se 30 minuta në fushë, francezi dërgoi topin dy herë në portë, por të dyja herë golat u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.
Pas ndeshjes, Mbappe foli para meidave dhe e përmblodhi ndeshjen. “Jemi në gjendje t’u bëjmë telashe… Do të shkojmë në Mynih për të arritur në fazën tjetër. Të gjithë duhet të jenë të shëndetshëm. Pas asaj që pamë sot, ne e kuptojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”.
Ndeshja e kthimit në Gjermani do të zhvillohet me 8 mars, mbetet të shihet a do të jetë në gjendje PSG ta kthej rezultatin.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...