Google ADS

Mbahet sot seanca përgatitore për Thaçin dhe të tjerët

08:19 | 15 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Sot në Gjykatën Speciale pritet të mbahet seancë përgatitore për katër ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Seanca përgatitore për këtë çështje gjyqësore është planifikuar të mbahet sot duke filluar nga ora 09:30.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.

Aktakuza më e fundit u dorëzua më 30 shtator 2022. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykimin u mbajt më 18 janar 2023. Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme