Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe ish-lojtari i Bayernit, parashikon se skuadra gjermane do të eliminojë PSG-në në raundin e 1/8-ave nga Champions League (ndeshja e parë luhet sonte në Parc des Princes).
Duke folur për mediet, Matthaus theksoi se PSG-ja është në kolaps dhe se Bayern Munich ka për ta shfrytëzuar mirë këtë rast.
“Presioni është i madh, por ky është rasti kur luan për klube të mëdha. Për mua Bayern është favorit në të dyja ndeshjet dhe pres që ata të kalojnë në raundin tjetër. Këtë nuk e them si tifoz. Parisi mund të luajë ndeshje të shkëlqyera, por ato shemben rregullisht. Mendoj se Bayerni është më i bashkuar, më kompakt”, tha ai.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...