Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen dy persona në Prishtinë

14:49 | 14 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 02:30, në rrugën “Flaka e janarit” në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.

Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj dy personave të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar  sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe  një sasi heroinë.

“Personat e dyshuar: A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, ​S. I, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës,  posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari S.I është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, pasi ndaj tij ka rezultuar aktive një urdhërrsë e gjykatës, ndërkaq i dyshuari A.B, është proceduar më tej’, ka njoftuar policia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme