Google ADS

Rizvanolli: Lufta ndaj krimit në veri ndikoi në ndaljen e rritjes së konsumit të rrymës

12:41 | 14 Shkurt 2023
E.H

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës ka ndihmuar në ndaljen e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.

Rizvanolli, përmes një postimi në Twitter, shtoi se lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra.

Ministrja në rrjetin social, ka shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri.

“Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, shkroi Rizvanolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme