Google ADS

A është kjo befasia e madhe për Kiaren nga Luizi?

11:21 | 14 Shkurt 2023
K.B

“Diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother”-kështu e cilësoi Luiz Ejlli surprizën që po planifikon t’i bëjë Kiara Titos për Shën Valentin.

Gjatë javës Luizi ka treguar se është kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij, duke premtuar diçka të madhe

Kështu, Luizi i bëri të gjithë kuriozë, pasi vetë ai nuk zbuloi detaje të mëtejshme. Por, kuriozitetin e ka shuar pak producenti dhe këngëtari Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më sa duket Luizi ka përgatitur një këngë për Kiarën dhe në postimin e tij Elgiti ka paralajmëruar: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.”

Pjesa e tekstit që ka publikuar Elgiti:

“Veç du me të majt në krahë

Me të majt e me të shtrëngu

Të dëgjosh ti zemrën time

Se ka shumë për të treguar”


A është kjo befasia e madhe për Kiaren nga Luizi, mbetet të shihet sonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme