Moti me diell dhe vransira

07:17 | 14 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë deri 5 deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme