Google ADS

Ambasada turke në Kosovë dërgon ndihma në Turqi pas tërmetit

22:37 | 13 Shkurt 2023
E.H

Ambasada e Turqisë në Kosovë njofton se në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët kanë dërguar disa ndihma në Turqi pas tërmetit shkatërrues.

Me anë të një postimi në Facebook nga ambasada e Turqisë në Kosovë bënë e ditur se po dërgon në Turqi 3 mijë e 161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako pelena.

Në këto ndihma përfshihen dhe 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë dhe 51 kuti (416 kg) rroba dimërore.

“Ambasada jonë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë po dërgon në Türkiye me THY dhe mauna: 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Turqisë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme