Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e tretë me radhë.
Në këtë takim u prezantua analiza mbi menaxhimin e arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës si dhe u diskutua lidhur mbi reformimin e sistemit qeverisës të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP).
Kështu thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, përcjell arbresh.info.
Të pranishëm në takim ishin ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë dhe ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...