Google ADS

Tensione e bilbila në Kuvendin e Shqipërisë, ndërpritet seanca

19:03 | 13 Shkurt 2023
E.H

Mes tensioneve me akuza dhe fyerje, është ndërprerë seanca e kësaj të hënë në parlamentin e Shqipërisë.

Kërkesa e Taulant Ballës për ndërprerë të seancës, ndërsa deputetët e opozitës vijonin të bllokonin foltoren dhe t’u frynin bilbilave, është pranuar nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Gratë socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës për gjuhë fyese. Kjo solli debate mes palëve.

Pasi doli nga parlamenti, Berisha foli përpara protestuesve duke thënë se, “problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët”.

“Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë, unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për t’i shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore. Problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët, ngjarjet terciare në pabet e Tiranës. Populli do të flasë”, tha Berisha duke shtuar se qytetarët do të mblidhen edhe të enjten përballë parlamentit, ndërsa tha se është në plan edhe një protestë tjetër më e madhe, por pa dhënë datë.

Pas fjalës së kreut demokrat u mbyll edhe protesta pranë parlamentit./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme