Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata Federale e Zvicrës.
Ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo.
Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch përcjell arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018-të.
E pandehura e kishte joshur ish- burrin e saj tek shtëpia e saj, që nuk jetonte me të.
Viktima synonte që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij të re.
Sipas raportimeve, gruaja i kishte dhënë ish-burrit të saj pije me barëra dhe drogë.
E në mëngjes kur e kishte parë se ai ishte gjallë, kosovarja ishte munduar që ta mbyste me një karikues (adapter) të telefonit.
Mirëpo, në momentet e fundit ajo ishte tërhequr nga vajza e saj.
Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është prekja e krenarisë së të akuzuarës, për shkak se burri e kishte lënë për një tjetër.
Përveç kësaj burri e kishte njoftuar se pasurinë paluajtshme do t’ia transferonte partnerës së tij të re,
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...